Izet Haxhia kallëzon në SPAK drejtorin e burgjeve, Agim Ismajli

Nga Exit News
Izet Haxhia kallëzon në SPAK drejtorin e burgjeve, Agim Ismajli

Izet Haxhia ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajli, pasi sipas tij ai po e mban në izolim në mënyrë të paligjshme.

Në kallëzimin dërguar SPAK, Haxhia argumenton se Ismajli ka shkelur ligjin dhe konventat duke e mbajtur pa arsye në izolim.

 Ky izolim i jashtëligjshëm po ushtrohet në mënyrë më të egër nga autoritetet i burgut me një qarkore të lëshuar nga Drejtoria e Burgjeve dhe e përsëritur nga Agim Ismaili, drejtor i tanishëm i Burgjeve. Kam kërkuar arsyen e këtij izolimi të paligjshëm dhe më është thënë në mënyrë shkresore se unë qenkam një person i rrezikshëm dhe prandaj mbahem në izolim të egër.

 Mendoj që ky izolim është anti-njerëzor, kufizimi i të drejtës së komunikimit, provokimet e vazhdueshme, dhuna psikologjike, sjellja terroriste dhe harbute e Forcave Operacionale të Drejtorisë.”

Haxhia shton më tej se izolimi është hakmarrje ndaj tij dhe gjendja e tij mendore po rëndohet çdo ditë e më shumë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>