Izolohen 72 tenistë pjesë e turneut të Australia Open

Nga Exit News
Izolohen 72 tenistë pjesë e turneut të Australia Open

Të paktën 72 tenistë pjesë e turneut Australia Open janë izoluar. Kjo për shkak se gjatë fluturimit për në Australi në avionin e tyre u identifikuan pesë persona me koronavirus.

Ata do të qendrojnë në hotel për 14 ditë dhe nuk do mund të ushtrohen për turneun.

Më herët, u izoluan edhe 47 lojtarë të tjerë.

Disa prej lojtarëve janë ankuar pasi rregullat kanë ndryshuar nga ato përpara se të niseshin për në Australi.

“Sikur të na tregonin këtë rregull më parë, unë nuk do të luaja… do të kisha qëndruar në shtëpi. Ata na thanë se do të fluturonim me kapacitet 20%, në seksione, dhe se do të ishim kontakt i ngushtë vetëm nëse dikush nga ekipi ose grupi im do të dilte pozitiv”, shkroi në Twitter Sorana Cirstea, teniste nga Rumania.

Turneu pritet të nisë me 8 shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>