
Mbi 570 banorë të disa fshatrave në Malësinë e Krujës janë bllokuar pasi rruga që i lidh ato me Krujën është bërë e pakalueshme.
Një masiv i madh gurësh e dheu ka bllokuar rrugën që lidh lidh fshatrat Kroi i madh, Bruz Zallë, Rrëzë e Bruz mal me pjesë tjetër.
Sipas mediave, rruga është bllokuar prej dy ditësh, por asnjë prej institucioneve nuk i është përgjigjur thirrjeve të banorëve.
Pak më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se pavarësisht reshjve të shiut, qarkullimi në rrugët e vendit vazhdon normalisht. ARRSH nuk përmendi asnjë aks rrugor si të bllokuar apo të pakalueshëm.
Për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend, lexoni këtu.