Izolohen banorët e fshatrave të Malësisë së Krujës, rruga e pakalueshme

Nga Exit News
Izolohen banorët e fshatrave të Malësisë së Krujës, rruga e pakalueshme

Mbi 570 banorë të disa fshatrave në Malësinë e Krujës janë bllokuar pasi rruga që i lidh ato me Krujën është bërë e pakalueshme.

Një masiv i madh gurësh e dheu ka bllokuar rrugën që lidh lidh fshatrat Kroi i madh, Bruz Zallë, Rrëzë e Bruz mal me pjesë tjetër.

Sipas mediave, rruga është bllokuar prej dy ditësh, por asnjë prej institucioneve nuk i është përgjigjur thirrjeve të banorëve.

Pak më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se pavarësisht reshjve të shiut, qarkullimi në rrugët e vendit vazhdon normalisht. ARRSH nuk përmendi asnjë aks rrugor si të bllokuar apo të pakalueshëm.

Për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>