Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova është izoluar pasi një prej ndihmësve të saj ka qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Presidentja Caputova ka anulluar të gjitha angazhimeve e saj.
Gjithsej në Sllovaki janë raportuar rreth 1,589 raste me koronavirus, ndër të cilët 28 kanë humbur jetën.