Izraeli and Hamasi pranë një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli and Hamasi pranë një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve, raporton BBC.

Sipas burimeve, Izraeli ka informuar ndërmjetësit egjiptianë se do të bien dakord për t’i dhënë fund aksionit ushtarak.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë nga Izraeli, ku Kryeministri Benjamin Netanyahu po takon kabinetin e tij të sigurisë.

Të dy palët po përballen me presion ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftimeve.

Më herët një zyrtar i lartë i Hamasit tha se ai priste një marrëveshje armëpushimi me Izraelin brenda “një ose dy ditësh”, ndërsa Netanyahu të mërkurën u zotua të vazhdojë operacionin ushtarak derisa “qetësia dhe siguria të rivendosen”.

Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite synuan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi u kundërpërgjigj me raketa.

Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetit të kontrolluar nga Hamas. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë vrarë në Gaza.

Në Izrael 12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, thotë shërbimi mjekësor kombëtar. Izraeli thotë se rreth 4,000 raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>