
Një delegacion izraelit, i shoqëruar nga sekretari i shtetit për Thesarin në SHBA, Steve Mnuchin, mbërritën në Bahrain ditën e djelë, për të formalizuar marrëdhëniet e sapoformuara mes dy vendeve.
Marrëveshja me Bahrain erdhi menjëherë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dakordësuan muajin e kaluar normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se delegacionet do të punojnë për marrëveshje bashkëpunimi në “përcaktimin e traktatit të paqes”.
Izraeli dhe Bahraini firmosën një “Deklaratë për paqe, bashkëpunim dhe marrëdhënie konstruktive dimplomatike dhe miqsore” në Shtëpinë e Bardhë në një ceremoni të organizuar më 15 shtator në Washington.