
Presidenti amerikan Donald Trump do të organizojë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në 15 Shtator.
Lajmi u njoftua nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cili ruajti anonimatin, për Reuters.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Abdullah bin Zayed al-Nahyan do të drejtojnë dy delegacionet në ceremoninë e presidentit amerikan Donald Trump.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeministri i Izraelit, i cili në një shënim në Twitter ka njoftuar udhëtimin drejt Ëashingtonit për ceremoninë që do të shënojë themelet e traktatit të paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara.