Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hamas kanë arritur një marrëveshje për armëpushim që do të hyjë në fuqi nga ora 2 e mëngjesit të së premtes, tha një zyrtar i Hamasit, raporton Reuters.

Kabineti i sigurisë i Izraelit tha se kishte votuar njëzëri në favor të një armëpushimi “të ndërsjellë dhe të pakushtëzuar” në Gaza të propozuar nga Egjipti, por shtoi se ora e zbatimit ende nuk ishte rënë dakord.

Zhvillimi erdhi një ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden nxiti Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu të kërkojë çentsionim dhe të negociojë me shtetet ndërmjetëse si Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara.

Një zyrtar i Hamasit i tha Reuters se armëpushimi do të ishte “i ndërsjellë dhe i njëkohshëm”.

Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite synuan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi u kundërpërgjigj me raketa.

Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetit të kontrolluar nga Hamas. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë vrarë në Gaza.

Në Izrael 12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, thotë shërbimi mjekësor kombëtar. Izraeli thotë se rreth 4,000 raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>