Izraeli është duke planifikuar që të vaksinojë fëmijët nga 12-15 vjeç.
Këtë planifikon ta bëj në muaji maj, ndërkohë që një pjesë e botës përballen me probleme me fushatën e vaksinimit.
Vendimi i Izraelit erdhi pas rezultateve premtuese nga testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA për këtë grupmoshë.
Aktualisht 16 vjeçarët në Izrael janë duke e marrë vaksinën.
Izraeli ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë me të dyja dozat.
Shefi i shëndetësisë për koronavirusin Nachman Ash deklaroi se vaksinat do t’iu ofrohet fëmijëve nga 12-15 vjeç menjëherë sapo të marrin miratimin e Administratës amerikane për Barnat dhe të ministrisë së Shëndetësisë.