Më shumë se një milion doza të vaksinave Pfizer / BioNTech, në Izrael që do të skadojnë në fund të korrikut mund të hidhen pas dështimit të një marrëveshje shkëmbimi me Mbretërinë e Bashkuar.
Izraeli thuhet se i kishte ofruar vaksinat Britanisë në këmbim të një numri të ngjashëm vaksinash që Britanis do të marrë nga Pfizer në shtator.
Autoritetet shëndetësore britanike po garojnë për të vaksinuar sa më shumë të rritur para se të hiqen kufizimet e Covid.
Të enjten, mediat izraelite thanë se bisedimet për një shkëmbim vaksinash midis Britanisë dhe Izraelit ishin në një fazë të përparuar. Por zyrtarët izraelitë më vonë thanë se problemet teknike kishin prishurr marrëveshjen.
“Kishte diskutime midis Izraelit dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me mundësinë e shkëmbimit ltë vaksinave, por fatkeqësisht, pavarësisht nga vullneti i të dy palëve, për arsye teknike, kjo nuk pati sukses,” tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme.
Mesa duket, Mbretëria e Bashkuar nuk ka në plan të shkëmbejë vaksina me vendet e tjera.