Izraeli heq izolimet, rihap baret dhe restorantet

Nga Exit News
Izraeli heq izolimet, rihap baret dhe restorantet

Izraeli rihapi ekonominë të dielën duke hapur sërish baret dhe restorantet.

Po ashtu qeveria ka rihapur aktivitetet sportive dhe hotelet, po ashtu dhe gjithë arsimi fillor dhe i mesëm do të rihapet nga e diela.

Ky lehtësim vjen pas një mbyllje të gjatë që kishte vendosur qeveria e Izraelit.

Po ashtu vendi ka rihapur aeroportin kryesor ndërkombëtar por pë një numër të kufizuar pasagjerësh.

Mbi 52% e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës dhe pothuajse 40% kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer.

799 mijë persona janë infektuar me COVID-19 në Izrael. që nga fillimi i pandemisë, ndërsa  5.856 persona kanë humbur jetën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>