Izraeli jep 5 mijë doza vaksine COVID për palestinezët

Nga Exit News
Izraeli jep 5 mijë doza vaksine COVID për palestinezët

Autoritetet izraelite thonë se do të japin 5 mijë vaksina kundër COVID-19 për punonjësit palestinezë të spitaleve.

Bregu Perëndimor dhe zona e Gazës nuk kanë marrë ende asnjë vaksinë ndërkohë që OKB i ka bërë thirrje Izraelit të shpërndajë doza edhe për palestinezët.

Autoritetet thotë se dërgesa e 5 mijë dozave nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje dhe se nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga palestinezët, raporton BBC.

Izraeli ka regjistruar rreth 640,000 raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, dhe rreth 4,700 vdekje, ndërsa zonat ku jetojnë palestinezët kanë pasur pothuajse 160,000 raste dhe 1,833 vdekje.

Rreth 20% e popullsisë izraelite është vaksinuar me dy dozat e Pfizer megjithatë masat shtrënguese mbeten në fuqi. Aktualisht Izraeli është vendi që ka vaksinuar më shumë njerëz në raport me popullsinë.

Shpërndarja e shpejtë e dozave është bërë e mundur nga marrëveshja me Pfizer, ku autoritetet sigurojnë të dhëna mjekësore të rëndësishme sa më shpejtë për kompaninë në këmbim të vaksinave.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme