Izraeli miraton ligjin për publikimin e emrave të të pa vaksinuarve

Nga Exit News
Izraeli miraton ligjin për publikimin e emrave të të pa vaksinuarve

Parlamenti i Izraelit miratoi një ligj të mërkurën që lejon qeverinë të publikojë emrat e njerëzve që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit me autoritetet e tjera, duke ngritur shqetësime për shkeljen e privatësisë.

Ligji, i cili kaloi me 30 vota pro dhe 13 kundër, u jep të drejtën qeverive lokale, drejtorit të përgjithshëm të ministrisë së arsimit dhe ministrisë së mirëqenies për të marrë emrat, adresat dhe numrat e telefonit të qytetarëve të pavaksinuar.

Objektivi i këtij ligji – i vlefshëm për tre muaj ose derisa pandemia e Covid-19 të deklarohet e mbaruar – është “t’u mundësojë këtyre organeve të inkurajojnë njerëzit që të vaksinohen duke iu drejtuar personalisht atyre”, thuhet në një njoftim të Parlamentit.

Izraeli, një vend me nëntë milion njerëz ka administruar vaksinat e Pfizer/BioNTech në afërsisht një të tretën e popullsisë së tij.

Izraeli po kufizon shërbime të caktuara, përfshirë hyrjen në palestra dhe ngrënie në ambiente të mbyllura, vetëm për të vaksinuarit.

Edhe kjo ka ngritur shqetësime për qasje të pabarabartë për ata që ushtrojnë të drejtën e tyre për të mos u vaksinuar.

Gjatë debatit mbi ligjin, kreu i partisë Laburiste Merav Michaeli akuzoi Kryeministrin Benjamin Netanyahu për “mohimin e të drejtave të qytetarëve për privatësinë e informacionit të tyre mjekësor”.

Parlamenti tha se informacioni personal nuk mund të përdoret për ndonjë qëllim tjetër “përveç inkurajimit të njerëzve për t’u vaksinuar”.

“Informacioni do të fshihet pas përdorimit të tij brenda 60 ditëve”, sipas ligjit, dhe “një person që është kontaktuar mund të kërkojë që detajet e tij të fshihen dhe që të mos kontaktohet përsëri”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>