
Izraeli ka miratuar një ligj për ndalimin e protestave masive gjatë gjendjes së koronavirusit. Kjo është një lëvizje për ndalimin e protestave të vazhdueshme kundër Benjamin Netanyahu.
Ligji, i miratuar të mërkurën, kufizon lëvizjen e njerëzve në më pak se sa 1 kilometër nga banesa e tyre për qëllimin e protestës dhe ndalon mbledhjen e më shumë se sa 20 personave.
Qindra qytetarë u mblodhën përpara Kuvendit për të ndaluar miratimin e ligjit, duke e quajtur atë nëj ligj jo demokratik, me qëllim ndalimin e protestave kundër kryeministrit të korruptuar.
Izraeli shënoi këtë muaj numra shumë të lartë të të infektuarve, duke u renditur nga vendet më të prekura në botë. Ndërsa numri i vedkjeve për popullsi ka kaluar edhe SHBA-të.