Izraeli ofron dozën e tretë të Pfizer për të rriturit me sistem të dobët imunitar

Nga Exit News
Izraeli ofron dozën e tretë të Pfizer për të rriturit me sistem të dobët imunitar

Autoritetet në Izrael kanë njoftuar të dielën se do të ofrojnë një dozë të tretë të vaksinës Pfizer për personat me sistem të dobët imunitar.

Megjithatë ato kanë pohuar se një gjë e tillë nuk është vendosur ende nëse do të përdoret për të gjithë popullsinë, raporton Reuters.

Pfizer dhe partneri BioNTech, thanë të enjten se do të kërkojnë nga rregullatorët e SHBA dhe Evropës të autorizojnë marrjen e një doze të tretë të vaksinës.

Sipas tyre, një dozë e tretë është e nevojshme pasi ka një rritje të rrezikut për t’u infektuar gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Izraeli ka vaksinuar rreth 60% të 9.3 milionë banorëve të tij me vaksina Pfizer.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>