Izraeli shënon numrin më të ulët të të sëmurëve rëndë nga Covid-19

Nga Exit News
Izraeli shënon numrin më të ulët të të sëmurëve rëndë nga Covid-19

Izraeli shënoi të martën shifrën më të ulët të sëmurëve rëndë nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Sipas të dhënave janë rregjistruar 97 persona të sëmurë rëndë.

Hera e fundit kur kanë patur më pak se 100 persona të sëmurë rëndë me koronavirus në vend, ka qenë 7 korriku i vitit të kaluar. Ndërsa numri më i madh është regjistruar më 17 janar, duke arritur në 1,192.

Izraeli ka rregjistruar vetëm 51 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Vendi ka patur një fushatë të sukseshme të vaksinimit ku renditet ndër vendet e para në botë për numrin e të vaksinuarve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme