Izraeli vendosi sërish mbajtjen e maskave në ambjente të brendshme pas rritjes së rasteve me Covid-19.
Kreu i përgjigjes pandemike të Izraelit, Nachman Ash, i tha radios publike izraelite se vendimi u morr katër ditë pas raportimit të më shumë se 100 raste të reja në ditë, me 227 raste të konfirmuara të enjten.
“Ne po shohim një dyfishim te rasteve çdo disa ditë”, tha Ash të premten, sipas The Guardian. “Një tjetër gjë që është shqetësuese është që infeksionet po përhapen”, shtoi ai.
Ash tha se rritja e rasteve ishte e mundshme për shkak të variantit indian të Covid-19, Delta.