Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik

Nga Exit News
Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik

Izraeli vrau të hënën Hussam Abu Harbeed, një komandant të lartë palestinez, militant Xhihadit Islamik, në sulmet e rënda ajrore në Gaza, sipas një raporti të Reuters.

Ushtria izraelite deklaroi se Harbeed kishte qenë “pas disa sulmeve terroriste me raketa anti-tank kundër civilëve izraelitë.”

Grupimi i Xhihadit Islamik po lufton përkrah Hamasit në Gazan veriore, të cilat vazhduan sulmet me raketa ndaj qyteteve izraelite.

Ndërsa armiqësitë më të ashpra në rajon në vite hynë në një javë të dytë, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u kërkoi të gjitha palëve të mbrojnë civilët dhe tha se Uashingtoni po punonte intensivisht prapa skenave për të ndalur konfliktin.

Sipas zyrtatëve palestinez në javën e dytë të luftimeve numri i të vdekurve palestinez ka shkuar 201 perosna, shëndetësorë të Gazës vendosën numrin e të vdekurve palestinezë që kur luftimet u ndezën javën e kaluar në 201 persona, duke përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra.

Dhjetë njerëz janë vrarë në Izrael, duke përfshirë dy fëmijë.

Policia izraelite njoftoi se një burrë izraelit gjithashtu vdiq në spital të hënën pasi u sulmua dhe u plagos në Lod javën e kaluar nga protestuesit arab.

Deri tani asnjë nga palët në konflikt nuk ka dhënë shenja se dëshiron të zmbrapset nga sulmet, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>