Jakup Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat për krime lufte

Nga Exit News
Jakup Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat për krime lufte

“Unë nuk ndjehem fajtor dhe as përgjegjës për asnje pikë të akuzës. Unë deklarohem jofajtor. Nuk kam asnjë faj të vetëm.”

Kështu deklaroi ish-drejtuesi i UÇK-së Jakup Krasniqi, të hënën në seancën e parë gjyqësore para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Krasniqi nuk pranoi asnjë nga akuzat e ngritura nga prokurori special. Ai theksoi se gjendet në gjykatë “pa të drejtë”.

Në fillim të seancës prokuroria njohu Krasniqin me 10 akuzat:

  1. Përndjekje, krim kundër njerëzimit;
  2. Burgosje, krim kundër njerëzimit;
  3. Ndalim arbitrar, krim lufte;
  4. Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit;
  5. Trajtim mizor, krim lufte;
  6. Torturë, krim kundër njerëzimit;
  7. Torturë si krim lufte;
  8. Vrasje, krim kundër njerëzimit;
  9. Vrasje e paligjshme si krim lufte;
  10. Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.

Sipas prokurorisë, këto akuza janë kryer midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>