
Jakup Krasniqi, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë Krasniqi. Gjendja shëndetësore e Krasniqit është e qendrueshme dhe ai po trajtohet në shtëpi.
“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi për Gazetën Epxress.
Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 241 raste me koronavirus, 86 prej tyre në Prishtinë. Sipas njoftimit të autoriteteve shëndetësore, gjashtë pacientë kanë humbur jetën.
Nga 13 mars e deri më sot, në Kosovë janë konfirmuar 6.286 raste pozitive.