Jakup Krasniqi, ish komandat i Lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e quajti këtë hetim vepër të Beogradit dhe mbështetësve të politikave të saj, në seancën e parë gjyqësore ndaj tij, më 9 nentor në Hagë.
Krasniqi nuk pranoi asnjë nga akuzat e ngritura nga prokurori special. Ai theksoi se gjendet në gjykatë “pa të drejtë”:
“Unë nuk ndjehem fajtor dhe as përgjegjës për asnje pikë të akuzës. Unë deklarohem jofajtor. Nuk kam asnjë faj të vetëm.”
Jakup Krasniqi u arrestua më 4 nentor për akuzat e krimeve të luftës të ngritura nga prokurori special. Ai ka pasur postin e zëdhënësit të UÇK-së gjatë luftës e pas lufte ka mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit për dy mandate.
Fjalimi i plotë i Jakup Krasniqit:
Kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa më keni trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë.
Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëzit në këtë mënyrë. Lufta kundër sulmuesit që ka kryer krime në Kosovë.
Kurrë nuk kam drejtuar gishtin ndaj civilëve shqiptarë e serbë.
Po i ndani shqiptarët në katolike e mysliman. Unë jam shqiptar e nuk jam as katolik e as mysliman.
Ne ishin ndërmarrje e përbashkët çlirimtare e shtetformuese.
Ndërmarrje kriminale ishin serbët, dhe koka e saj ishte në Beograd. Unë kam qënë i dënuar në serbët në 1982. Më kanë dënuar pse e kam kundërshtuar atë regjim.
Më shumë të drejtë kanë pasur ata dje se sa sot që gjindem këtu.
Për mua është bërë një padrejtësi e madhe. Populli ynë e ka një fjalë “njeriu është më i fortë se guri. At që e bënë guri e bën njeriu”.
Populli im ka vuajtur shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur nevojë edhe për këtë padrejtësi.