JaMystic ju propozon ‘Quiche Lorraine’

Nga JaMystic
JaMystic ju propozon ‘Quiche Lorraine’

Ky është një nga gatimet e preferuara të fëmijëve të  mi. Ne e quajmë “Pica franceze”.
Ky është një gatim tipik i zonës së Lorraine në Francë që daton që nga shekulli i XVIII.

Pjata origjinale ka si përbërës: pançetë, vezë dhe krem qumështi.
Por ajo është pasuruar me kohën.
Është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë me përbërës që gjithnjë gjenden në shtëpi.

Për 4 persona nevojiten:

  • 1 petë brize(Spar,Conad);
  • 2 kuti me kube pançetë;
  • 2 kokrra qepë të thata;
  • 3 vezë fshati;
  • 1 luge miell;
  • 4 lugë gjelle djathe kaçkavall ose emental të grirë;
  • 1 kuti pana (ose 1 gotë kos).

Ngrohim furrën në 250 gradë .
Vemë një tigan me yndyrë dhe skuqim pançeten dhe qepët e grira hollë. I fërgojmë deri sa të zverdhen dhe i hedhim pak miell përsipër.

I lëmë të  ziejnë pak duke u hedhur ½ gotë ujë. Dhe i lëmë deri në përfundim të  ujit.
Shtrojmë petën mbi një letër kuzhine dhe e vendosim mbi tavën që shkon në furrë.
Shtojmë gjellën.
Në një tas qelqi, rrahim, vezët, kremin, djathin dhe masën e hedhim tek peta.

Përveshim anët e petës dhe e fusim në furrë në 220 gradë .

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>