Japin dorëheqjen avokatët që do të mbronin Trump në Senat

Nga Exit News
Japin dorëheqjen avokatët që do të mbronin Trump në Senat

Pesë avokatët e ish presidentit Donad Trump, për gjyqin e tij në Senat, kanë dhënë dorëheqjen, raporton CNN.

Ekipi kishte detyrë të përgatiste mbrojtjen e Trump ndaj padisë së ngritur në Kongres, i cili kërkoi shkarkimin e ish-presidentit dhe fajësimin e tij për trazirat e Kapitolit më 6 janar.

Të shtunën kanë dhënë dorëheqjen dy avokatët kryesorë Butch Bowers dhe Deborah Barbier. Më pas u tërhoqën tre avokatët e tjerë.

Arsyet e dorëheqjes raportohet të jenë mosmarrveshjet me Trump sa i takon strategjisë për mbrojtjen e tij.

Trump u ka kërkuar avokatëve që të mbështesin idenë se presidenti i Joe Biden i ka fituar zgjedhjet me mashtrime dhe të mos përqendrohen tek dhuna në Kapitol.

Akuza ndaj ish-presidentit është “nxitje dhune” për trazirat e ndodhura në 6 Janar në Kapitol. Gjyqi ndaj tij në Senat nis më 9 shkurt.

Për të shpallur fajtor ish-presidentin duhet që të paktën 17 republikanë në Senat të votojnë bashkë me gjithë bllokun e demokratëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>