Japonia kufizoi testet për koronavirusin, me argumentin se autoritetet shëndetësore do e kenë më të qartë se si përparon sëmundja. Japonia ka testuar deri më tani rreth 34 508 persona në një popullsi prej 126 milionë banorësh.
Fumie Sakamoto, menaxher i kontrollit të infeksionit në Spitalin e Shën Lukës në Tokio, pohoi që testet e koronavirusit nuk janë mjete të sakta diagnostikuese. Ai shtoi se ato do kishin më efekt nëse do te kombinoheshin me skanim të mushkërive.
Disa ekspertë paralajmërojnë se mund të ketë mijëra njerëz të infektuar nëse nuk do të ketë testim masiv të popullsisë.
Por deri më tani, strategjia japoneze të mos bërë teste masive dhe mos izoluar popullsinë, ka funksionuar për duke parandaluar mbipopullimin në sistemin shëndetësor dhe rënien ekonomike.
Japonia ka raportuar gjithsej 2,384 raste nga të cilat 57 kanë vdekur.
Aktualisht autoritetet japoneze po i bëjnë thirrje njerëzve të punojnë nga shtëpitë, të qëndrojnë larg klubeve të natës dhe lokaleve. Megjithatë ajo nuk ka detyruar izolimin e qytetarëve.