Qeveria e Japonisë po shqyrton mundësinë të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme.
Kjo për shkak të numtit të lartë të koronavirusit.
Ministri japonez i Ekonomisë Yasutoshi Nishimura ka thënë më 6 maj se numri i të infektuarve në Tokio dhe Osaka është ende i lartë.
“Osaka në veçanti është në situatë relativisht të rrezikshme”, ka thënë Nishimura.
Sipas propozimit për zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, restorantet, baret dhe bizneset tjera që shesin alkool do të detyrohen të mbyllen dhe njerëzve do t’iu kërkohet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme jashtë shtëpive të tyre.