
Japonia nisi të hënën vaksinimin masiv të qytetarëve. Ushtria ka krijuar qendra vaksinimi për të mundësuar dhënien e mijëra dozave të vaksinave në ditë, duke iu dhënë prioritet të moshuarve.
Aktualisht në Japoni, 5 për qind e popullsisë është e vaksinuar plotësisht. Japonia është nën gjendjen e jashtëzakonshme.
Japonia ka regjistruar mbi 700,000 të infektuar me 12,000 viktima me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.