Japonia ka shënuar numër record të infektuarish ditor me koronavirus sipas shifrave të raportuara të enjten.
The Guardian raporton se ministri i shëndetësisë ka thënë se ka 2, 179 raste të reja në 24 orët e fundit, hera e parë që Japonia kalon mbi 200 raste që prej shpërthimit të pandemisë.
Qyteti me më shumë raste është Tokio me 534 raste të reja të enjten. Qeveria lajmëroi se do të marrë masa të reja për kufizimin e udhëtimeve dhe biznesit.