
Qeveria japoneze vendosi të premten të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri me 20 qershor.
Aktualisht vendi ka në fuqi këtë gjendje e cila parashikohet të zgjaste deri në 31 maj.
Vendimi i qeverisë erdhi pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.
Deri më tani Japonia ka rregjistruar 720 mijë infektime dhe 12,597 viktima. Procesi i vaksinimit të vendit po ecën ngadalë ku vetëm 6 përqind e popullsisë është vaksinuar.