Java e tretë pa viktima nga Covid-19 në vend, rriten infektimet ditore

Java e tretë pa viktima nga Covid-19 në vend, rriten infektimet ditore

 

Shqipëria regjistroi javën e tretë pa viktima nga Covid-19, ndërkohë që javën e fundit u regjistruan gjithsej 99 raste të reja infektimi.

Ajo që u vu re në të njëjtin interval kohë ishte rritja e rasteve aktive, e cila kaloi sërish me tre shifra.

Nga 86 raste aktive që ishte të dielën e kaluar, ato shënuan rritje nga dita në ditë dhe aktualisht rezultojnë 156 raste të tilla. Vetëm 5 raste kanë kërkuar kujdes shëndetësor të specilizuar.

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 21 raste të reja, shifër e cila nuk shënuar prej 1 qershorit.

Javën e fundit janë shëruar 27 persona të infektuar më koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve, qysh prej fillimit të pandemisë, në 130 074 persona.

Prej fillimit të pandemisë, nga 855 993 testime totale, kanë rezultuar pozitive 132 686 raste.

Statistika (18 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2451

Testime totale 855,993
Raste pozitive 132,686
Raste të shëruara 130,074
Raste Aktive 156
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 62
Vlorë 17
Elbasan 14
Fier 14
Shkodër 13
Durrës 13
Lezhë 11
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>