Jep dorëheqjen kreu i IKMT Shkodër, zëvendësohet nga kandidati për deputet i PSD

Nga Exit News
Jep dorëheqjen kreu i IKMT Shkodër, zëvendësohet nga kandidati për deputet i PSD

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha.

Niklekaj ka qenë i dyshuar më parë për “shpërdorim detyre” në kohën që mbante postin e kryeregjistruesit në hipotekën e Shkodrës. Gjykata ndaj tij vendosi masën “arrest me burg”.

Ndërsa Serdar Hoxha në zgjedhjet e 25 prillit ishte kandidat për deputet në listat e Partisë Social Demokrate të Tom Doshit. Ai ishte një nga 3 kandidatët e kësaj partie për të cilët KQZ kërkoi verfikim të thelluar nga prokuroria.

Në media raportohet se Niklekaj do të emërohet në një post tjetër.

Këto lëvizje vijnë pas nisjes së operacionit “Bregdeti Ynë” i cili parashikon prishjen e ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>