Jep dorëheqjen kryeministri rumun

Kryeministri rumun Viktor Ponta ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij.

Ai është vënë në një presion të madh popullor pas aksidentit që shkaktoi 32 të vdekur në një diskotekë në Bukuresht.

Dje në darkë, gjatë një demostrimi, 20 mijë persona kërkuan dorëheqjen e tij duke e akuzuar kryeministrin për korrupsion dhe masa të dobëta të sigurisë.

“Sot jap dorëheqjen nga mandati im si kryeministër dhe si rrjedhim të qeverisë që përfaqësoj. Kam deyrimin moral të marr parasysh për gjendjen dhe tensionet që ekzistojnë në vend. Shpresoj se largimi im dhe i qeverisë do të kënaqin kërkesat e manifestuesve” deklaroi ai gjatë fjalimit të tij.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>