Jetimorja e Sarandës: Fëmijët dalin pa mbikqyrje, lypin e vjedhin

Një tjetër denoncim për mungesën e kontrollit dhe përkujdesjes për fëmijët jetimë në Sarandë u transmetua dje në emisionin investigativ “Stop”.

Sipas deklaratave të ish-drejtoreshësh së jetimores së Sarandës dhe dy punonjëseve, fëmijët konsumojnë duhan si brenda dhe jashtë institucionit, dalin gjatë natës pa leje dhe pa mbikqyrje, lypin e vjedhin.

Ish-drejtoresha tregon në kameran e fshehtë, se disa prej vajzave jetime kalojnë fundjavën jashtë instuticionit, pa mbikqyrjen e kujdestareve me të partnerët e tyre, shpesh shumë më të mëdhenj në moshë. Të tjerë braktisin mësimin dhe dalin për të lypur apo vjedhur në zonën turistike të Sarandës. Nga rrëfimit e kujdestareve tregohet se në institucion mungon rregulli dhe mbiqyrja e fëmijëve jetim. Vetë drejtoresha ka justifikuar daljen e fëmijëve të mitur nga institucioni dhe vonesat e tyre. Ajo madje ka paguar njërin prej fëmijëve për t’i bërë masazh.

Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave që institucionet e përkujdesjes sociale për fëmijët jetimë denoncohen për shkelje të mëdha, deri në dhunë seksuale të të miturave. Pak ditë më parë u bë publik rasti i tre vajzave në jetimoren e Shkodrës që dyshohen se janë dhunuar seksualisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>