Joacquin Phoenix, Brad Pitt dhe Renee Zellweger triumfuan në ndarjen e çmimeve Golden Globes që u mbajt ditën e djeshme.
Joacquin Phoenix, i cili luan rolin kryesor në filmin Joker, u shpall aktori më i mirë në një dramë. Filmi Joker u nderua me disa çmime të tjera si muzika më e mirë dhe kompozimi më i mirë nga kompozitorja islandeze Hildur Guðnadóttir.
Brad Pitt u shpall aktori më i mirë mbështetës, në filmin Once Upon a Time in Hollywood. Gjithashtu ky film u nderua me çmimin e skenarit më të mirë nga regjisori Quentin Tarantino.
Aktorja Renee Zellweger u shpall aktorja më e mirë, me performancën e saj në filmin Judy, ndërkohë seriali më i mirë u shpall Chernobyl.
Më poshtë Exit sjell listën e plotë të fituesve.
- Aktori më i mirë, Dramë
Joaquin Phoenix, Joker - Aktorja më e mirë, Dramë
Renee Zellweger, Judy - Seriali më i mirë dramatik
Succession - Seriali më i mirë
Chernobyl - Seriali më i mirë televiziv – muzikor ose komedi
Fleabag - Filmi më i mirë dramatik
1917 - Filmi më i mirë muzikor-komedi
Once Upon A Time In Hollywood - Aktori më i mirë mbështetës
Brad Pitt, Once Upon A Time In Hollywood - Aktorja më e mirë mbështetëse
Laura Dern, Marriage Story - Aktorja më e mirë për muzikal-komedi
Awkwafina, The Farewell - Aktori më i mirë për muzikal-komedi
Taron Egerton, Rocketman - Performanca më e mirë nga një aktor në një seri televizive – Drama
Brian Cox - Performanca më e mirë nga një aktore në një seri televizive – Drama
Olivia Colman - Muzika më e mirë në film
Hildur Guðnadóttir, Joker - Aktori më i mirë për filmat me seri të limituar
Russell Crowe - Regjisori më i mirë
Sam Mendes, 1917 - Filmi më i mirë i huaj
Parasite - Skenari më i mirë
Quentin Tarantino, Once Upon a Time in Hollywood - Kënga më e mirë origjinale
“(I’m Gonna) Love Me Again”, Rocketman - Kompozimi më i mirë
Hildur Guðnadóttir, Joker