Joe Biden betohet si presidenti i 46-të i SHBA

Nga Exit News
Joe Biden betohet si presidenti i 46-të i SHBA

Joe Biden është betuar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u betua mbi Biblën e familjes së tij të cilën ka përdorur edhe gjatë betimit në vitin 2009 dhe 2013 si zëvendëspresident.

Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit kundër Donald Tramp.

Ai e merr detyrën në moshën 78-vjeçare në mes të një pandemie globale.

Bajden është zotuar të marrë masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë si edhe kthimin e disa prej politikave kryesore të brendshme dhe të jashtme të ish-presidentit Trump.

Përpara tij u betua si zv/presidente Kamala Harris, e para grua me ngjyrë në këtë detyrë në SHBA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>