Johannes Hahn bëhet austriaku i parë me tre mandate si komisioner europian

Johannes Hahn bëhet austriaku i parë me tre mandate si komisioner europian

Johannes Hahn do të emërohet Komisioner i BE-së për Austrinë nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Hahn do të bëhet kështu i vetmi europarlamentar austriak që do të shërbej për tre mandate rresht në Komisionin Evropian.

Ende nuk dihet se çfarë fushe do të mbulojë Hahn në Komisionin e ri, por është e sigurt se ai nuk do të jetë më eurokomisioneri për Zgjerimin. Në vend të tij pritet të emërohet, sipas portalit Europian Western Balkans, europarlamentarja kroate Dubravka Suica.

Komisioni Europian përbëhet nga Kolegji i Komisionerëve të 28 vendeve anëtare përfshirë Presidentin dhe Zëvendëspresidentin.

Komisionerët, një për çdo vend të BE-së, janë drejtuesit politik të Komisionit për një mandat 5-vjeçar. Çdo komisioneri i caktohet një fushë specifike nga Presidenti i Komisionit.

Ekipi i ri i Komisionit Europian do të bëhet publik sot dhe do të miratohet nga Parlamenti Europian në tërësi, pas seancave dëgjimore me secilin prej kandidatëve për komisioner.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>