
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka ofruar heqjen e kushteve në projektligjin e Brexit.
Tërheqja e Johnson vjen pasi Bashkimi Europian kishte njoftuar se afati i fundit për një marrëveshje është dita e mërkurë.
Presidentja e Parlamentit Euroipian Ursula Von der Leyen të dielën, pohoi kundërshtitë për disa çështje të rëndësishme dhe theksoi se pa u zgjidhur këto, nuk mund të ketë marrëveshje.
Mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me tregtinë, të drejtat për peshkim, subvencionet për bizneset dhe kriteret për mbikëqyrjen e marrëveshjeve në përgjithësi.
Në një deklaratë, qeveria tha të hënën se do të tërhiqte kushtet vetëm nëse “zgjidhjet që po konsiderohen në bisedimet mbi funksionimin e Protokollit të Irlandës së Veriut japin fryte”.
Sidoqoftë, lëvizja do të shihet si një përpjekje për të filluar bisedimet e trazuara tregtare dhe si një ngritje e konsiderueshme, pasi ministrat këmbëngulën se masat ishin të nevojshme si “një rrjet sigurie”, pavarësisht nëse një marrëveshje arrihej apo jo.