Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur të dielën me presidentin e ri të SHBA Joe Biden për herë të parë që nga betimi i tij.
Johnson tha në Twitter se ai shpresonte të “thellonte aleancën” midis Britanisë dhe SHBA për një “rimëkëmbje të qëndrueshme nga Covid-19”.
Biden u betua si president dhe Kamala Harris si nënkryetar në një ceremoni në Uashington.
Kryeministri britanik tha se inaugurimi i Biden ishte një “hap përpara” për SH.B.A.
Johnson ka nënvizuar qëllimin e tij për të zgjidhur çështjet tregtare që ka Britania pas Brexit, sa më shpejt të jetë e mundur.
Johnson, mirëpirti vendimin e Bidenit për të rikthyer SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Johnson dhe Biden “prisnin me padurim që të takoheshin personalisht sa më shpejt që të lejonin rrethanat” dhe të punonin së bashku gjatë takimeve të ardhshme G7, G20 dhe COP26, tha zëdhënësi Downing Street.