
Kryeministri britanik Boris Johnson e ka cilësuar “rrezik për luftën kundër COVID-19”, vendimin e Italisë për të ndaluar eksportin e vaksinave në Australi.
Ai e kritikoi vendimin e Italisë pas bllokimit të eksportit të 250,000 dozave të vaksinës AstraZeneca që po dërgoheshin në Australi.
Bllokimi u vendos nga autoritetet italianeve pas masave të reja që ka ndërmarrë qeveria.
Zëdhënësi i Boris Johonson, Downing Street tha se vendosja e kufizimeve në këtë situatë përbën rrezik “për betejën globale të vaksinave”.
“Shërimi nga koronavirusi varet nga vaksina dhe vendosja e kufizimeve është një rrezik global, gjithashtu edhe një cenim i bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha ai.
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio iu përgjigj kritikave të Britanisë duke u shprehur:
“Solidariteti është maksimal për vendet në vështirësi, por Itali dhe Evropa duhet të kërkojnë siguri për kontratat e nënshkruara në lidhje me furnizimet që realizohen”.