Johnson: Vendimi  Italisë për ndalimin e eksportit të vaksinave për Australinë rrezik për COVID-19

Nga Exit News
Johnson: Vendimi  Italisë për ndalimin e eksportit të vaksinave për Australinë rrezik për COVID-19

Kryeministri britanik Boris Johnson e ka cilësuar “rrezik për luftën kundër COVID-19”, vendimin e Italisë për të ndaluar eksportin e vaksinave në Australi.

Ai e kritikoi vendimin e Italisë pas bllokimit të eksportit të 250,000 dozave të vaksinës AstraZeneca që po dërgoheshin në Australi.

Bllokimi u vendos nga autoritetet italianeve pas masave të reja që ka ndërmarrë qeveria.

Zëdhënësi i Boris Johonson, Downing Street tha se vendosja e kufizimeve në këtë situatë përbën rrezik “për betejën globale  të vaksinave”.

“Shërimi nga koronavirusi varet nga vaksina dhe vendosja e kufizimeve është një rrezik global, gjithashtu edhe një cenim i bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha ai.

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio iu përgjigj kritikave të Britanisë duke u shprehur:

“Solidariteti është maksimal për vendet në vështirësi, por Itali dhe Evropa duhet të kërkojnë siguri për kontratat e nënshkruara në lidhje me furnizimet që realizohen”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>