Zyrtari i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borell dënon vendimin e presidentit të Turqisë për kthimin e muzeut Aja Sofia në xhami.
“Ky vendim patjetër do të nxisë mosbesim dhe do të provokojë përçarje mes komuniteteve fetare duke minuar përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim.” – tha shefi i politikave të jashtme në BE.
Anëtarët treguan mbështetje për t’i bërë thirrje autoriteteve turke për ta konsideruar urgjentisht kthimin e këtij vendimi, i tregoi Borell gazetarëve kur doli nga një mbledhje me kolegë të 27 vendeve anëtare, raporton Bloomberg.
Por presidenti Erdogan një ditë më parë kërkoi mosndërhyrjen e ndërkombëtarëve në çështje të brendshme të Turqisë.