
Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka krijuar një lëvizje politike, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo quhet Lëvizja për Ndryshim.
Prezantimi i saj do të bëhet me 28 tetor në ambjentet e Hotel International Tirana.
Ende nuk dihet kush janë themeluesit e tjerë të kësaj lëvizjeje.
Më herët, parti krijoi dhe deputeti Myslym Murrizi. Ndërsa ish-deputetja e PD-së Hajdari krijoi një lëvizje politike ‘Nisma’.