Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë 

Nga Exit News
Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë 

Jozefina Topalli pasi nuk arriti të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit ka njoftuar largimin nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje.

Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, tha Topalli.

Topalli e krijoi këtë parti para zgjedhjeve të 25 prillit dhe ishte hera e parë që mori pjesë në zgjedhje.

Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme