Jozefina Topalli prezanton lëvizjen e re politike

Nga Exit News
Jozefina Topalli prezanton lëvizjen e re politike

Ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli prezantoi të mërkurën lëvizjen e saj politike të quajtur ‘Lëvizja për ndryshim’.

Gjatë fjalës së saj, Topalli u shpreh se vendi po boshatiset, nuk ka as qeveri as opozitë dhe sistemi gjyqësor po shkon drejt kolapsit.

“Kemi një punë të papërfunduar, të nisur disa vite më parë. E trishtueshme është kur shoh se vendi po boshatiset. Unë jam e vendosur për mos qëndruar mënjanë. Vendi po zbrazet dhe po plaket. Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese dhe as të Lartë. Gjykata administrative drejt kolapsit dhe ata të shkallës së parë kanë degraduar.”

Topalli pohoi se kjo lëvizje do të ketë anëtare të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>