Julia Navalnaya bashkëshortja e liderit të opozitës në Rusi Alexei Navanly është larguar nga Rusia për në Gjermani, raportoi të mërkurën Interfax.
Navalnaya fluturoi në Frankfurt nga Aeroporti Domodedovo i Moskë, sipas Interfax.
Avokatët e Navalny dhe Navalnaya i thanë agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se ata nuk mund të konfirmonin largimin e saj dhe nuk kishin asnjë informacion në lidhje me të.
Raportimi për largimin e saj i vjen një javë pasi Navalny u dënua me burg për thyerjen e një mase të vendosur nga gjykata në 2014 ku ai u dënua për mashtrim.
Navanly ndodhej në Gjermani për t’u kuruar nga një helmim dhe pasi u kthye në Moske u arrestua menjëherë.
Arrestimi i tij shpërtheu protesta në të gjithë vendin duke kërkuar lirimin e tij. Protestat u shpërndanë me dhunë nga policia ruse dhe ky reagim nuk u prit mirë nga BE dhe SHBA.