Ka ardhur koha e ripërtëritjes politike në vendet europiane në zhvillim

Nga Thibault Muzergues
Ka ardhur koha e ripërtëritjes politike në vendet europiane në zhvillim

Një vit më parë, shpreha opinionin se vendet në zhvillim të Europës po kërkonin (dëshpërimisht) të gjenin Emmanuel Macronin e tyre.

Një vit më vonë, duket se kjo dëshirë është plotësuar në mjaft vende të rajonit: fitoret mbresëlënëse të partive politike në Letoni, Rumani, dhe natyrisht fitorja e Zuzana Čaputovës dhe Volodymyr Zelenskyt në Sllovaki e Ukrainë tregojnë se Evropa Qendrore dhe Lindore tani është pjekur dhe është gati që një brez i ri politikanësh të marrin në dorë pushtetin.

Jo të gjitha këto parti të reja që ja kanë dalë me sukses të vinë në pushtet janë në anën e Macronit: në Letoni Partia e Re Konservatore e Jānis Bordāns nuk është aspak afër progresistëve (ndryshe nga partia tjetër në rritje Attīstībai/Par!).

Por të gjithë këto parti kanë të përbashkët gadishmërinë për të ripërtërirë peizazhin politik të vendeve të tyre, të luftojnë me vendosmëri korrupsionin dhe të hartojnë kuadër të ri zgjedhor që është me pranë atij perendimore sesa ato aktuale: ashtu sikurse ukrainasi Volodymyr Zelensky arriti të tejkalojë plotësisht, në zgjedhjet e shkuara, dikotominë e vjetër (disa mund të thonë artificiale) midis Ukrainës Lindore dhe Perëndimore, në Letoni, Partia e Re Konservatore e Letonisë dhe Attīstībai/Par! po ofrojnë një frymë të re në debatin mes ‘konservatorëve dhe progresistëve’ i cili mund ta kapërcejë dikotominë ‘letonezët kundër rusëve’—një përplasje që ka përcaktuar më shumë se çdo gjë tjetër politikën letoneze që prej vitit 1991, kur Letonia rifitoi pavarësinë nga Rusia.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që gjithçka ka ndryshuar menjëherë për mirë: për ata politikanë në rritje që janë zgjedhur në rolet më të larta, pjesa më e vështirë e punës fillon tani, dhe ne e dimë fare mirë se çdo qeveri, me kalim e kohës, sjell zhgënjim.

Nga ana tjetër, ripërtëritja kaq shumë e nevojshme e peizazhit politik—si brenda sistemit ekzistues partiak edhe jashtë tij—është akoma në rrugë e sipër në shumë vende të tjera në Evropën në zhvillim. Por një trend pozitiv mund të dallohet qartë që tani—qoftë edhe vetëm thjesht në thyerjen e mitit (fatkeqësisht, ende te pandryshuar mes europiano-perëndimorëve) që i portretizon vendet në zhvillim tê Evropës si gri, autoritare dhe reaksionare.

Disa vende mund të jenë, por tani po bëhet gjithnjë e më qartë se nuk ka pse ato të mbeten gjithnjë kështu.

 


Publikuar më parë në Emerging-Europe.com. Përkthyer dhe botuar nga Exit.al me lejen e autorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>