Kabashi: Standardi i zgjedhjeve në Kosovë në sajë të përvojës ndërkombëtare

Nga Exit News
Kabashi: Standardi i zgjedhjeve në Kosovë në sajë të përvojës ndërkombëtare

Kosova zhvilloi të dielën zgjedhje parlamentare nën një klimë të qetë politike dhe shoqërore duke dëshmuar standarde demokratike dhe perëndimore.

Pothuajse 6 orë pas përfundimit të procesit të votimit, ishin numëruar 90% të votave dhe votuesi ishte i bërë i ditur. Partitë politike kishin pranuar rezultatin dhe kishin uruar fituesin.

Gjatë procesit të votimit policia raportoi se kishte patur vetëm 3 incidente ndësa nuk pati asnjë akuzë nga palët politike.

Sipas gazetarit dhe drejtorit të reporteri.net, Bekim Kabashi, standardi i lartë i procesit zgjedhor në Kosovë vjen në sajë të përvojës ndërkombëtare.

Gjatë një interviste për emisionin “Me Pak Fjalë”, ai tha se zgjedhjet janë konsoliduar pasi “kanë qenë institucionet ndërkombëtare që kanë ngritur insitucionet e zgjedhjeve në Kosovë”.

Menaxhimi nga OSBE i tre zgjedhjeve të para pas çlirimit nga Serbia dhe ngritja nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve të mekanizmave kontrollues si Gjykata Supreme, janë dy arsyet që Kabashi nënvizoi si kryesore që kanë konsoliduar insitucionin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai theksoi gjithashtu se që prej vitit 2010, Kosova nuk ka patur problem me zgjedhjet duke krijuar në këtë mënyrë besim tek to. Kjo ka bërë që tranzicionet e pushtetit të jenë të paqta dhe pa kontestime që mund të sjellin kriza politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>