Kadastra e Durrësi ka lëvizur, pa paralajmërim në Tiranë, bëjnë të ditur burime për BalkanWeb të hënën.
Shkak për lëvizjen citohen proceset e tejzgjatura dhe burokracitë në zgjidhjen e rasteve të konflikteve mbi pronësinë.
Raportohet gjithashtu se transferimi i arkivit me dosjet e regjistrat hipotekorë ka ndodhur tashmë, me praninë e policisë.
Në rrugë zyrtare nuk ka patur asnjë komunikim në lidhje me këtë zhvillim apo çfarë e ka bërë të nevojshëm këtë lëvizje.
Burimet theksojnë se zyrat kadastrale në Durrës do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura për sqarime dhe aplikime.