Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së të dielën, foli edhe Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombtëtar, e cili pas zgjedhjeve ka kërkuar dorëheqjen e Bashën.
Kadilli e bëri Bashën përgjegjës për zgjedhjet, duke ia atribuar humbjen defekteve të tija personale.
“Nuk dhe shprese; nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kanë dalë më shumë parti nga PD në vitet që drejton ti se në 20 vjetët para teje,” u shpreh Kadilli.
Kadilli shtoi se Basha nuk ishte i nevojshëm për luftën institucionale për votën dhe se PD kishte nevojë për një qasje e frymëzim të ri.
“Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re. Nëse unë jam barteës i një projekti të ri, ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes,” përfundoi ai.
Kadilli shpalli në fund të prillit kandidaturën e tij për kryetar të PD-së.