Pas Agron Shehajt, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është takuar me kandidatin për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli, për zhvillimet politike në vend dhe në PD.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kadilli në Facebook ku shkruan se i ka shprehur ambasadores protestën e tij mbi mënyrën se si shkojnë gjërat në Shqipëri dhe në PD.
Ndër të tjera Kadilli vlerëson rolin e SHBA-së në zhvillimin e PD-së që nga fillesat dhe në arritjet e saj në qeverisje.
“Me zonjën Kim ndamë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane”, shprehet Kadilli.
Një ditë më parë ambasadorja Kim ka zhvilluar një takim me kandidatin tjetër për kryetar në PD, Agron Shehaj.